Apartament 1+2 dhoma 115 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e dytë me pamje nga deti në një ndërtesë pa ashensor në Shkëmb të Kavajës. Prona ka 115.2 m2 hapësirë të brendshme sipas certifikatës, e organizuar në dy korridore që shpërndajnë hapësirat në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjo dhe një ballkon të madh me pamje nga deti. Zona ku ndodhet apartamenti është një zonë e preferuar për banim dhe pushime, duke ofruar të gjitha facilitetet për një jetë komode. Apartamenti është plotësisht i mobiluar me kushte moderne dhe shitet siç tregohet në foto. Përveç kësaj, zona ofron hapësirë parkimi. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje me një çmim prej 153,750 euro. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi kontaktoni!