Apartament 1+2 dhoma 93 m² 4 kati
Përshkrimi
Penthouse ndodhet në një nga zonat më të bukura, në Golem, në kompleksin Alb Adriatik. Pozicionohet vetëm 200m nga deti në një kompleks që menaxhohet në mënyrë të shkëlqyer. Ka shumë gjelbërim, një fushë rekreative dhe një pishinë për të gjithë kompleksin. Apartamenti përbëhet nga 2 dhoma gjumi, një kuzhinë dhe dhomë ndenjeje, 1 banjo dhe një verandë super funksionale me hapësirë të bollshme. Apartamenti është rikonstruktuar së fundmi me materialet më cilësore të kohës, kondicioner në çdo dhomë. Ndodhet në katin e katërt, katin e fundit, dhe si apartament, ka gjithashtu një tarracë private që sigurisht mund të përdoret për zgjerim ose investim. Ka gjithsej 160m2 dhe 93.3m2 hapësirë të brendshme sipas certifikatës. Prona ka dokumentacion të rregullt dhe është gati për shitje me çmimin 206,000 euro. Zona në të cilën ndodhet është e preferuar dhe ofron të gjitha facilitetet për një jetë të rehatshme dhe të qetë. Për më shumë informacion ose një vizitë të pronës, mos hezitoni të na kontaktoni!