Apartament 119 m²
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në një kompleks të ri që po ndërtohet në Currila, rreth 150 m nga deti. Apartamenti ka 128.56 m total dhe 119.24 m sipërfaqe të brendshme, të cilat organizohen në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 2 banjo dhe një ballkon që rrethon plotësisht apartamentin. Rezidenca Dyrrakium ka një arkitekturë elegante dhe unike, peizazhin mbresëlënës, si dhe hapësirat e gjelbra krijojnë mundësinë e një jete relaksuese. Brenda rezidencës do të ofrohen shërbime mirëmbajtjeje, pastrimi, rregullimi i gjelbërimit, kopshte për fëmijë, sheshe lojërash, parkim i garantuar për të gjithë banorët që do të jenë nëntokësor dhe shërbim sigurie 24/7 gjatë gjithë vitit. Në të gjithë rezidencën do të ndërtohen 18 ndërtesa banimi 5-katëshe, ku në çdo kat ka 4 apartamente dhe një hotel 5*. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni me ne!