Apartament 52 m² 7 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 7-të banim të një ndërtese 12-katëshe. Ka një sipërfaqe totale prej 60 m², nga të cilat 52 m² janë hapësira të brendshme të organizuara nga një korridor që shpërndan në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. Ne kemi gjithashtu opsione të tjera identike në planimetri dhe madhësi në katet: 7, 9 dhe 11. Kompleksi ndodhet në zonën e Spitalles, pak përtej Spitalit Rajonal të Durrësit, i pozicionuar përgjatë rrugës kryesore "Aleksander Goga". Apartamentet janë në dy kulla 12-katëshe të sapo përfunduara, pothuajse gati për mobilim, me një çmim prej 100,000 lekë të reja për m². Në këtë ndërtesë, ne ofrojmë opsione të ndryshme apartamentesh në kate dhe orientime të ndryshme me tipologji 1+1 dhe 2+1, që variojnë nga 60 m² deri në 109 m². Ndërtesa është ndërtuar me materiale të cilësisë së lartë sipas standardeve të fundit, me sistem kapot për izolim termik dhe akustik, dyer dhe dritare me xham të dyfishtë, dhe të gjitha punimet janë të përfshira në çmim, si shtrimi i pllakave, instalimet elektrike, hidraulike, suvatimi, dyert e brendshme dhe të jashtme. Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!