Apartament 298 m² 6 kati
Përshkrimi
5 apartamente ndodhen në katin e gjashtë të një ndërtese të re me ashensor në Golem. Prona ka një sipërfaqe totale prej 430 m2 dhe 297.58 m2 të certifikuar dhe është e organizuar në 5 apartamente në një kat. 4 apartamente janë 1+1, dy prej të cilave kanë pamje nga deti, dhe 1 apartament është 2+1. Ato janë të organizuara përgjatë një korridori që shpërndan hapësirat, me 5 dhoma ndenjeje së bashku me kuzhinën, 6 dhoma gjumi, 5 banjo dhe 5 ballkone. Zona ku ndodhen apartamentet është një zonë e preferuar për banim dhe pushime, duke ofruar të gjitha facilitetet për një jetë komode. Apartamentet janë të reja, të mobiluara dhe operohen përmes Booking dhe Airbnb, duke paraqitur një mundësi të shkëlqyer investimi. Ato gjithashtu kanë mundësinë për shitje të veçanta ku apartamentet 1+1 shiten për 125,000 euro dhe 2+1 për 150,000 euro. Pronat kanë dokumentacion të duhur hipotekor dhe janë gati për shitje me një çmim prej 650,000 euro.
Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, ju lutemi kontaktoni!