Apartament 30 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti studio ndodhet në një nga rezidencat më të reja që po ndërtohen në qendër të Golemit. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të banim, me orientim perëndim, dhe ka një sipërfaqe totale prej 39.2m², nga të cilat 3.9m² është sipërfaqja e verandës, 5.2m² është sipërfaqe e përbashkët, dhe 30.1m² është hapësira e brendshme e organizuar në një plan open-space me një banjo. Në këtë ndërtesë, kemi opsione të ngjashme në kate dhe orientime të ndryshme. "Residence La Mer" është rezidenca më e re që i shtohet Golemit, vetëm 300 metra nga deti, me 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë -1, e pritur të përfundojë brenda 18 muajve dhe gati deri në verën e vitit 2027. Ndërtesa është e ndarë në 3 seksione, secili seksion ka ashensorin e vet dhe 5 apartamente për kat. Në këtë rezidencë, çmimi është 1300 euro/m² dhe ofrohen këste pagese si më poshtë:
30% në nënshkrimin e kontratës.
30% 6-8 muaj pas këstit të parë.
30% 6-8 muaj pas këstit të dytë.
10% në marrjen e çelësave.
Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, mos hezitoni të më kontaktoni!