Apartament 31 m²
Përshkrimi
Studioja ndodhet në një nga rezidencat më të reja që po ndërtohet në qendër të Golemit. Planimetria e shfaqur e studios është një kat tipik. Ekziston mundësia për të zgjedhur nga kati i 1-rë deri në katin e 6-të me orientime të ndryshme. Ka gjithsej 36.03 m2 dhe 31.47 m2 hapësirë të brendshme, e cila organizohet në një korridor që shpërndan hapësirat në dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. "Residenca ALB-SUN" është rezidenca më e re që do t'i shtohet Golemit, e vendosur vetëm 300 metra nga deti, e pritur të përfundojë deri në verën e vitit 2028. Ajo do të përbëhet nga 4 kulla që do të lidhen; njëra nga kullat do të funksionojë si hotel, i cili gjithashtu do të ketë një pishinë nën menaxhim. Në katin përdhes do të ketë duplekse, 6 kate banimi dhe 2 kate nëntokësore për parkim. Në këtë rezidencë, çmimet fillojnë nga 1300 euro/m2 dhe ofrohen opsione pagese me këste si më poshtë: 30% në momentin e nënshkrimit të kontratës me një çmim prej 1300 euro/m2 dhe pjesa e mbetur në varësi të punimeve të mbetura. 60% në momentin e nënshkrimit të kontratës me një çmim prej 1250 euro/m2 dhe pjesa e mbetur në varësi të punimeve të mbetura. 90% në momentin e nënshkrimit të kontratës me një çmim prej 1200 euro/m2 dhe pjesa e mbetur në varësi të punimeve të mbetura. 10% në momentin e dorëzimit të çelësave të apartamentit. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të më kontaktoni!