Apartament 31 m²

1 (1 Sot) 3 orë më parë № 25860
Tirana
46 000 €
~ 4,173,859 ALL
Çmimi:
46 000 €
~ 4,173,859 ALL
Çmimi për m2:
1 483.87 €
~ 134,562 ALL
Informacion i përgjithshëm
Sipërfaqja totale m²:
31

Përshkrimi

Apartamenti ndodhet në një nga rezidencat më të reja që po ndërtohet në qendër të Golemit. Planimetria e studios së paraqitur është një kat tipik. Ka mundësi zgjedhjeje nga kati i 1-rë deri në katin e 6-të me orientime të ndryshme. Ka gjithsej 35.39 m2 dhe 30.91 m2 hapësirë të brendshme, e organizuar në një korridor që shpërndan dhomat në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. "Residenca ALB-SUN" është rezidenca më e re që i shtohet Golemit, vetëm 300 metra nga deti, e parashikuar të përfundojë deri në verën e vitit 2028. Ajo do të përbëhet nga 4 kulla të lidhura, njëra prej të cilave do të funksionojë si hotel me pishinë nën administrim. Në katin përdhes do të ketë duplekse, 6 kate banimi dhe 2 kate parkimi nëntokësor. Në këtë rezidencë, çmimet fillojnë nga 1300 euro/m2 dhe ofrohen plane pagese si më poshtë: 30% në nënshkrimin e kontratës, çmimi 1300 euro/m2, me pjesën e mbetur në varësi të punimeve të mbetura. 60% në nënshkrimin e kontratës, çmimi 1250 euro/m2, me pjesën e mbetur në varësi të punimeve të mbetura. 90% në nënshkrimin e kontratës, çmimi 1200 euro/m2, me pjesën e mbetur në varësi të punimeve të mbetura. 10% në dorëzimin e çelësave të apartamentit. Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, mos hezitoni të më kontaktoni!

Njoftim të ngjashme