Apartament 39 m² 4 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në një nga rezidencat më të reja që po ndërtohen në Mal te Robit. Apartamenti është në katin e 4-të banim me orientim jugor dhe ka një sipërfaqe totale prej 44.5 m² dhe sipërfaqe të brendshme prej 39 m², të cilat organizohen në dhomë ndenjeje+kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. Në këtë ndërtesë kemi opsione të ngjashme në kate dhe orientime të ndryshme. "Gioia Residence" është rezidenca më e re që i shtohet Mal te Robit, vetëm 300 metra nga deti, me 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Ndërtimi pritet të fillojë brenda 1 muaji dhe të përfundojë brenda 18 muajsh. Në këtë rezidencë, çmimi është 1300 euro/m² dhe mënyra e pagesës ofrohet me këste si më poshtë:
30% në momentin e nënshkrimit të kontratës.
30% në përfundim të strukturës.
30% në përfundim të fasadës.
10% në momentin e marrjes së çelësave.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë të pronës, mos hezitoni të më kontaktoni!