Apartament 75 m² 5 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një ndërtese me ashensor në Shkëmbin e Kavajës, linja e parë bregdetare me pamje nga Deti Adriatik. Ka 75m2 sipas certifikatës dhe është i organizuar përmes një korridori që i ndan hapësirat në 1 dhomë ndenjeje së bashku me kuzhinën, 1 dhomë gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon me pamje nga deti. Duke qenë në linjën e parë të detit, kjo pronë ofron facilitete dhe mundësi të ndryshme përdorimi si për investim ashtu edhe për banim. Apartamenti ka dokumentacion të rregullt të pronësisë dhe është gati për shitje.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, mos hezitoni të na kontaktoni!