Shtëpi 364 m²
Përshkrimi
Vila ndodhet në një rezidencë të vogël me katër vila individuale në total në zonën e Gjirit të Lalzit, menjëherë pranë detit dhe pishave. Ka 2 kate ndërtimi dhe 450 m2 oborr privat i cili do të rrethohet me gjelbërim. Kati përdhe ka një sipërfaqe totale prej 110m2 dhe është i organizuar në një dhomë ndenjeje së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi dhe një tualet. Kati i dytë ka një sipërfaqe totale prej 127m2 dhe është i organizuar në 3 dhoma gjumi, 2 banjo, një dhomë lavanderie dhe një gardërobë. Tarraca, e cila është gjithashtu e përdorshme, ka një sipërfaqe totale prej 127m2 dhe pishina e personalizuar (32m2) është gjithashtu e pozicionuar në të. Vila ofron privatësi totale dhe qetësi maksimale për përdorimin e saj si për qëllime pushimesh verore ashtu edhe për të jetuar gjatë gjithë vitit pasi ndodhet jo më shumë se 30 minuta nga aeroporti "Nënë Tereza", 50 minuta nga kryeqyteti Tiranë, 45 minuta larg qytetit të Durrësit me makinë, ndërsa deti është vetëm 550 metra larg ose 10 minuta në këmbë. Vila është ndërtuar në vitin 2023 dhe është ende në ndërtim dhe afati për përfundimin e tyre është jo më vonë se Mars 2024 dhe ato do të jenë gati për sezonin turistik 2024. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!