Vilë 194 m² 2 kati
Përshkrimi
Vila ndodhet në Spitallë, Durrës. Prona ka një sipërfaqe trualli prej 240m2 dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 194m2. Kati i parë është i organizuar si 2+1, që do të thotë 1 dhomë ndenjeje e kombinuar me kuzhinën, 2 dhoma gjumi, një banjë dhe një ballkon i madh. Kati i dytë është i organizuar me 2 dhoma gjumi, një dhomë ndenjeje me kuzhinë, një banjë dhe një ballkon që rrethon ndërtesën. Prona ndodhet në një zonë banimi të kërkuar që ofron qetësi dhe komoditet, larg qendrës së qytetit dhe zhurmës. Vila ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje me një çmim prej 15,800,000 lekë.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!