Kërkohet Edukatore
Условия
-
Расписание:Другое
-
Тип занятости:Полная занятость
-
Оплата:Раз в месяц
-
Способ трудоустройства:Трудовой договор
Описание:
Kopshti ynë kërkon të punësojë Edukatore për fëmijë, e motivuar, e përgjegjshme dhe me përkushtim ndaj punës me fëmijët.
Kriteret e kërkuara:
- Të ketë përfunduar studimet Bachelor në Edukim Parashkollor ose fushë të përshtatshme;
- Të ketë eksperiencë pune si edukatore;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
- Të jetë e përgjegjshme, e duruar dhe e përkushtuar ndaj fëmijëve;
- Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe për të krijuar një marrëdhënie të mirë me fëmijët dhe prindërit;
- Të respektojë rregullat dhe standardet e institucionit.
Dokumentet e kërkuara:
- CV;
- Diplomë Bachelor;
Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse pranë kopshtit ose në kontaktin e përcaktuar më poshtë.
📍 Adresa: Paskuqan, Tiranë
Afati i aplikimit: 10/09/2026
Presim me kënaqësi aplikimet e kandidateve të kualifikuara dhe të përkushtuara për t'iu bashkuar stafit tonë!