Vilë 335m²
Описание
Shitet Vilë (A12) në Lundër në Rezidencën “Lule Bore”
Një vilë private bashkëkohore në një nga zonat më ekskluzive të banimit të Lundrës.
Vila është e pozicionuar në kuotat më të larta krahasuar me rezidencat e tjera të zonës. Ndodhet në lindje të qendrës tregtare TEG midis gjelbërimit dhe ajrit të pastër.
Ka akses të menjëhershëm me autostradën Tiranë-Elbasan si dhe me Unazën Lindore të Tiranës. Ofron qetësi dhe privatësi si dhe komoditet të brendshëm falë projektit modern dhe organizimit të ambienteve.
Vila ka sipërfaqe 334.7m katrorë.
🏡 E organizuar në 3 nivele:
✔️ 334.7 m² sipërfaqe totale
✔️ 3 nivele të organizuara me funksionalitet maksimal
✔️ 3 dhoma gjumi + studio + garderobë
✔️ 4 tualete
✔️ 2 kuzhina
✔️ 2 poste parkimi të mbuluara
✔️ 2 ballkone
✔️ 2 depo dhe ambient teknik
✔️ Dritë natyrale gjatë gjithë ditës
✔️ Pamje të hapura dhe qetësi në një komunitet ekskluziv.
Një shtëpi që përshtatet me stilin tuaj të jetesës.
🔹 Studio në katin 0 mund të përdoret si zyrë private, bibliotekë, dhomë për hobit ose ambient pune nga shtëpia.
🔹 Ambienti i madh në katin -1 ofron fleksibilitet të plotë dhe mund të përshtatet sipas nevojave të familjes, si:
• dhomë për personelin e shtëpisë,
• palestër private,
• sallë kinemaje,
• playroom për fëmijët,
• ose një apartament i pavarur për mysafirë.
☀️ Fasadat e hapura dhe orientimi i vilës lejojnë dritë natyrale gjatë gjithë ditës, ndërsa pozicionimi i saj ofron qetësi, privatësi dhe një ndjesi të vërtetë ekskluziviteti.