Apartament 1+2 dhoma 86 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e parë banues të një ndërtese me ashensor pranë Ujësjellësit në Durrës. Prona ka një sipërfaqe totale prej 86 m2 apartament dhe 86 m2 verandë dhe është e organizuar në një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjë, një korridor shpërndarës dhe një verandë të madhe. Prona është plotësisht e mobiluar, e pajisur me të gjithë komponentët gati për banim, duke përfshirë kondicioner, makinë larëse, smart TV, drita LED, të gjitha të reja. Gjithashtu ofron një kombinim perfekt të rehatisë, sigurisë dhe stilit, i përshtatshëm për çifte, familje ose individë që kërkojnë një mjedis tërheqës dhe funksional. Kafshët shtëpiake lejohen me kusht që të paguhen tre garanci dhe një qira. Apartamenti ofrohet për qira afatgjatë me një çmim prej 75,000 lekë në muaj neto, një ofertë shumë konkurruese për standardin që ofron.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!