Apartament 1+1 dhoma 65 m² 5 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet 150 m nga deti, në katin e pestë të një ndërtese të re me ashensor e cila është (ende në ndërtim) në Rezidencën "Hera" në Golem. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 75.21 m2, nga të cilat 64.68 m2 është sipërfaqe e brendshme dhe 10.54 m2 është sipërfaqe e përbashkët, e organizuar në një dhomë ndenjeje së bashku me kuzhinën, një dhomë gjumi, një banjë dhe një ballkon. Ndërtuar në vitin 2025 me përfundim të pritur deri në fund të vitit 2026. Zona ku ndodhet ky apartament ka të gjitha facilitetet dhe është e përshtatshme për banim, pushime, apo edhe investim, pasi Golemi tashmë është kthyer në një zonë shumë të kërkuar dhe të preferuar. Mënyra e pagesës totale është 95% në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 5% në momentin e dorëzimit të çelësave të apartamentit. Ekziston gjithashtu mundësia e pagesës me këste: 1. Kësti i parë - 50% e pagesës brenda 1 jave nga nënshkrimi i kontratës 2. Kësti i dytë - 25% e pagesës deri në korrik 2026 3. Kësti i tretë - 20% e pagesës deri në dhjetor 2026 4. Kësti i katërt - 5% në momentin e dorëzimit të çelësave të apartamentit. Rezidenca ofron gjithashtu vende parkimi ku vendet në katin -1 kanë çmim 20,000 euro dhe vendet në katin -2 kanë çmim 18,000 euro. Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, ju lutemi kontaktoni!