Apartament 1+1 dhoma 60 m² 1 kati
Përshkrimi
Duplexi ndodhet 300 metra larg detit dhe 100 metra nga qendra në katin e parë të një ndërtese të re gjashtëkatëshe me ashensor, e cila është në ndërtim në Rezidencën "Roadside" në Golem. Prona ka një sipërfaqe totale prej 60.25 m2, me një sipërfaqe të brendshme të katit të parë prej 32.52 m2 dhe katin e dytë 15.20 m2, dhe një sipërfaqe të përbashkët prej 6.32 m2. Kati i parë është i organizuar në një korridor, një dhomë ndenjeje të kombinuar me kuzhinën, një banjë dhe një ballkon, ndërsa kati i dytë ka një dhomë gjumi të aksesuar me shkallë. Kati nëntokësor -1 ofron vende parkimi me një sipërfaqe prej 25.81 m2 me një çmim fiks prej 15,000 euro. Rezidenca "Roadside" është projektuar për të ofruar elegancë, luks, qetësi, një mënyrë jetese mesdhetare, dhe është një nga zhvillimet më të reja dhe më cilësore në zonën e Golemit, e ndërtuar me standarde të larta ndërtimi dhe pritet të përfundojë brenda 2 viteve, duke garantuar një investim të sigurt dhe afatgjatë. Projekti është projektuar për të ofruar funksionalitet maksimal, ambiente të bollshme dhe pamje të hapura drejt zonës bregdetare. Mënyra e pagesës totale është 95% në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 5% në momentin e dorëzimit të çelësave të apartamentit. Çmimi për m2 është 1100 euro. Mënyra e pagesës me këste: 20% çmimi për m2 është 1300 euro, 50% çmimi për m2 është 1250 euro, 70% çmimi për m2 është 1200 euro. Afati i përfundimit brenda 2 viteve. ROADSIDE RESIDENCE - KU FILLON STANDARDI I SË ARDHMES!