Apartament 1+1 dhoma 60 m² 2 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një ndërtese të re me ashensor (ende në ndërtim) në Rezidencën "Azure Coast", vetëm 350m larg detit, në Mali i Robit. Prona ka një sipërfaqe totale prej 70.3 m2, me një sipërfaqe të brendshme prej 60 m2, e organizuar në një korridor që të çon në 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjo dhe një ballkon të madh. Azure Coast Residence është një nga rezidencat më të reja që ka dalë në treg, me punim me cilësi maksimale dhe tipologji të ndryshme apartamentesh. Ajo do të përfshijë gjithashtu një pishinë të aksesueshme vetëm për banorët. Duke punuar me kapacitet të plotë, kjo rezidencë pritet të përfundojë deri në vitin 2027. Zona ku ndodhet ky apartament ofron të gjitha facilitetet dhe është e përshtatshme si për banim ashtu edhe për pushime, dhe pse jo edhe për investim, pasi Mali i Robit tashmë është bërë një zonë shumë e kërkuar dhe e preferuar nga të gjithë, dhe afërsia e saj me detin i shton vlerë kësaj prone. Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, ju lutemi kontaktoni!