Apartament 102 m²
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 5-të banim të një ndërtese 12-katëshe. Ka një sipërfaqe totale prej 109m², nga të cilat 102 m² janë hapësira të brendshme të organizuara nga 1 korridor që shpërndan në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. Kemi gjithashtu opsione të tjera identike në planimetri dhe sipërfaqe, por në katet: 5, 7, 11. Kompleksi ndodhet në zonën e Spitalles, menjëherë pas Spitalit Rajonal të Durrësit dhe pozicionohet përgjatë rrugës kryesore "Aleksander Goga". Apartamentet janë në 2 kulla me nga 12 kate secila, njëra prej të cilave sapo është përfunduar dhe është pothuajse gati për mobilim, ku kemi një çmim prej 100,000 lekë të reja për m². Në këtë ndërtesë, ofrojmë opsione të ndryshme apartamentesh në kate dhe orientime të ndryshme me tipologji 1+1 dhe 2+1, duke filluar nga 60 m² deri në 109 m². Ndërtesa është ndërtuar me standarde të larta cilësie sipas normave të viteve të fundit, me sistem kapot për izolim termik dhe akustik, dyer dhe dritare me xham të dyfishtë, dhe të gjitha punimet përfshihen në çmim, si pllakat, instalimet elektrike, hidraulike, suvatimi, dyert e brendshme dhe të jashtme. Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë të pronës, ju lutemi kontaktoni!