Shtëpi 187 m²
Përshkrimi
Në shitje: vilë 3-katëshe në qytetin e Kavajës, e vendosur në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar, kjo vilë 3-katëshe ofron një kombinim perfekt të jetesës komode. Me një sipërfaqe prej 187 m² për kat, kjo pronë ofron hapësirë të bollshme dhe facilitete moderne për një stil jetese të standardit të lartë. • Sipërfaqja totale e ndërtimit: 500 m² (187 m² për kat) + papafingo (126 m²) • Sipërfaqja e tokës: 500 m² e mirëmbajtur. Kati i 1-rë është i organizuar me korridor, 1 dhomë ndenjeje, kuzhinë të veçantë, 2 dhoma gjumi, 1 banjë + depo e vogël. Kati i 2-të përfshin: 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi me hapësirë për dollapë, 1 banjë + depo, 1 ballkon me hapësirë të bollshme. Kati i 3-të është papafingo dhe ballkon me hapësirë të madhe. Vila ofron një oborr privat, ideal për momente relaksi, lojëra për fëmijë ose evente familjare. Ekziston gjithashtu një vend parkimi brenda pronës që siguron komoditet dhe siguri për automjetin tuaj. E përshtatshme për familje të mëdha ose për ata që kërkojnë jetesë të bollshme dhe komode. Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, ju lutemi na kontaktoni!