Apartament 50 m² 4 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 4-të të një ndërtese të re me ashensor në zonën e plazhit Iliria. Ka një sipërfaqe totale prej 56m² dhe një sipërfaqe të brendshme prej 49.61m², të cilat organizohen në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjë dhe 1 ballkon. Apartamenti është i orientuar nga jugu dhe ka dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Apartamenti ndodhet në një zonë banimi të preferuar që ofron të gjitha facilitetet për një jetë të rehatshme dhe të përshtatshme. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje.
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!