Apartament 81 m² 4 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të një ndërtese në ndërtim me ashensor në prestigjiozen VM Residence në Golem. Ka 68.3 m2 total dhe 60.5 m2 sipërfaqe të brendshme të organizuara në dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon me pamje nga deti, orientim Veri-Perëndim.
Në kompleksin VM, rëndësi e madhe i është dhënë akuaparkut, i cili do të jetë i vetmi në atë zonë dhe një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri. Akuaparku do të përbëhet nga një pishinë mjaft e madhe dhe një shesh lojrash, të cilat do t'i japin vlerë të shtuar këtij rezidence. Si dhe infrastruktura dhe shërbimet për banorët, duke lënë hapësira për relaksim, shëtitje dhe argëtim, duke menduar për të gjitha moshat, parkingu ndodhet nëntokë, duke lënë vende parkimi për çdo njësi banimi. Ndërtimi është në fazën e gropës dhe po kryhen punime të cilësisë së lartë me standarde evropiane.
Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, kontaktoni me ne!