Apartament 59 m² 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në një nga rezidencat më të reja që po ndërtohen në qendër të Golemit. Apartamenti është në katin e parë banim me orientim Lindje dhe ka një sipërfaqe totale prej 68.7m dhe 58.6m hapësirë e brendshme, e cila organizohet në dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon. Në këtë ndërtesë, kemi opsione të ngjashme në kate dhe orientime të ndryshme. "La Mer Residence" është rezidenca më e re që i shtohet Golemit, e vendosur vetëm 300 metra nga deti, me 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë (-1). Rezidenca pritet të përfundojë brenda 18 muajsh dhe të jetë gati deri në verën e vitit 2027. Ndërtesa është e ndarë në 3 seksione, secili seksion ka ashensorin e vet dhe 5 apartamente për kat. Në këtë rezidencë, çmimi është 1300 euro/m² dhe pagesa ofrohet me këste si më poshtë:
30% në momentin e nënshkrimit të kontratës.
30% pas 6-8 muajsh nga kësti i parë.
30% pas 6-8 muajsh nga kësti i dytë.
10% në momentin e marrjes së çelësave.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të më kontaktoni!