Pasuri të palujtshme komerciale 1193 m² 1 kati
Përshkrimi
Hoteli ndodhet pranë rrugës kryesore, në pjerrësi, jo pranë detit, në zonën e Plazhit të Durrësit pranë "Hotel Vivas". Prona ka një sipërfaqe trualli prej 363m2 dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 1193m2 të shpërndarë në 5 kate. Kati përdhe strehon hapësira shërbimi, ndërsa katet e sipërme ndahen në apartamente dhe dhoma të përshtatshme për qira ditore.
Projekti fillestar i ndërtimit konsiston në një kapacitet prej 31 dhomash hoteli, ku çdo kat organizohet si më poshtë:
Kati i parë ka një sipërfaqe prej 212m2 dhe organizohet si:
⚫ Hyrja ku ndodhet recepsioni
⚫ 1 hapësirë shërbimi (bar-kafe, etj.)
⚫ 4 dhoma të mobiluara komodisht, secila me banjo private
⚫ 1 banjo e përbashkët.
Kati i dytë ka një sipërfaqe prej 239m2 dhe organizohet si:
⚫ 6 dhoma të mobiluara, disa me akses në ballkon, secila me banjo private (6 banjo gjithsej).
⚫ 1 apartament i tipologjisë (1+1 / 1 dhomë ndenjeje + kuzhinë dhe 1 dhomë gjumi).
⚫ 1 ballkon i përbashkët.
Kati i tretë ka një sipërfaqe prej 247m2 dhe organizohet si:
⚫ 8 dhoma gjumi të mobiluara komodisht, disa me akses në ballkon.
⚫ 8 banjo (secila dhomë ka banjon e saj).
⚫ 1 ballkon i përbashkët.
Kati i katërt ka një sipërfaqe prej 247m2 i organizuar si:
⚫ 8 dhoma gjumi të mobiluara komodisht, disa me akses në ballkone private.
⚫ 8 banjo (secila dhomë ka banjon e saj).
⚫ 1 ballkon i përbashkët.
Së fundi, kati i pestë ofron gjithashtu një sipërfaqe prej 247m2, duke strehuar 2 apartamente të tipologjisë:
1. Apartament 2+1 + verandë (dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe verandë).
2. Apartament 2+1 + depo (dhomë ndenjeje + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 dhomë depo).
Një ashensor i jashtëm gjithashtu mund të instalohet në ndërtesë, i cili mund të rrisë vlerën e pronës.
Pozicioni i saj pranë rrugës kryesore dhe vetëm 200m nga deti e bën atë një pikë strategjike, veçanërisht për shkak të trafikut që ofron plazhi gjatë sezonit të verës. Kjo pronë ofron mundësi të përsosura për të shfrytëzuar plotësisht kapacitetin e saj si hotel dhe mund të jetë një mundësi e mirë investimi për investitorët në këtë fushë.