Shtëpi 471 m²
Përshkrimi
Vila ndodhet pranë Stadiumit në bllokun e vilave në lagjen 18, në një zonë të qetë që ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode. Vila është e organizuar në 3 kate të lidhura me një shkallë të jashtme, e cila mund të shihet si një hapësirë e ndarë në 3 apartamente. Prona ka një sipërfaqe trualli prej 338m2 dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 471m2. Konkretisht;
Kati përdhes: 149m2 aktualisht i përdorur si garazh, por mund të konvertohet lehtësisht në apartament pasi janë lënë të hapura hapësirat për dritare.
Kati i dytë: 161m2 i organizuar si apartament 3+1 me 2 banjo dhe kuzhinë të veçantë, gjithashtu me një verandë të gjerë dhe i banueshëm.
Kati i tretë: 161m2 i organizuar si apartament 3+1, dritaret e reja sapo janë instaluar dhe mbetet vetëm shtrimi me pllaka dhe dyert e brendshme për t'u bërë.
Gjithashtu, prona është e rrethuar dhe e kufizuar me kufij dhe ka hapësirë parkimi për të paktën 3 makina.
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!