Pasuri të patundshme komerciale 110 m²
Përshkrimi
Një magazinë moderne dhe funksionale ofrohet me qira, e vendosur në një zonë shumë të aksesueshme dhe strategjike për zhvillimin e çdo lloj aktiviteti biznesi. Vendndodhja pranë 4 Rrugët e Shijakut e bën këtë pronë ideale për bizneset që kërkojnë lidhje të shpejta me Durrësin, Tiranën dhe zonat përreth.
Ky hapësirë është i përshtatshëm për:
• Magazinim dhe depozitim
• Servis automjetesh
• Punëtori ose prodhim i lehtë
• Aktivitetete logjistike ose shpërndarjeje
Karakteristikat e pronës:
• Sipërfaqja totale: 110 m²
• Lartësia: 4 metra, ideale për organizim funksional të hapësirës
• Porta elektrike, akses i lehtë për hyrje dhe dalje
• Hapësirë e pajisur me ndriçim dhe instalime elektrike (priza)
• Dritare që ofrojnë ndriçim natyral dhe ventilim optimal
• Sistem 3-fazor, i përshtatshëm për makineri dhe pajisje profesionale
• Tubacione ajri për kompresorë të shpërndarë në të gjithë hapësirën
• Vend parkimi përpara ndërtesës, shumë praktik për biznesin
Hapësira është e organizuar mirë, gati për përdorim të menjëhershëm dhe nuk kërkon investime shtesë për t'u bërë funksionale.
Ofrohet qira afatgjatë me një çmim prej 350€ / muaj.
Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë!