Pasuri të patundshme komerciale 1100 m² 5 kati
Përshkrimi
Mini-hotel ndodhet në zonën Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Prona ka 700 m2 tokë dhe 1100 m2 ndërtim dhe është e organizuar në 5 kate me restorant, kuzhinë dhe 28 dhoma, disa prej të cilave me pamje nga deti, të organizuara në 5 kate si më poshtë:
-Kati i parë përbëhet nga restoranti, i cili është i pajisur me tavolina, karrige, banak, kuzhinë me të gjitha pajisjet e reja të pozicionuara në pjesën e jashtme të hotelit, dhe gjithashtu ka hapësirë magazinimi jashtë, së bashku me hapësirë parkimi për makina.
-Katet 2, 3, 4 dhe 5 kanë secili 3-7 dhoma për kat, të organizuara si apartamente 2+1 dhe 1+1 me dy ballkone disa me pamje nga deti, dhe me banjo përkatëse. Të gjitha dhomat janë plotësisht të mobiluara në detaje, të pajisura me kondicioner, dhe aksesi midis kateve është me anë të shkallëve.
Prona në katin e fundit ka gjithashtu një tarracë shumë të madhe me pamje nga deti, e cila mban 4 panele diellore sipër, ka ujë të rrjedhshëm dhe 2 puse uji. Ndërtesa monitorohet nga një sistem kamerash, fasada është rinovuar, çdo dhomë është e kondicionuar, dhe pothuajse të gjitha facilitetet e nevojshme për shërbimin ndaj klientit janë të disponueshme. Hoteli është i orientuar drejt klientelës së huaj dhe gjithashtu ka një vlerësim të lartë në platformat e rezervimit të dhomave si Booking.com, i cili do të ofrohet gati si një program i veçantë për hotelin. Mjedisi është i qetë dhe i përshtatshëm për pushime, dhe ajo që mund të favorizojë këtë pronë është afërsia me detin.
Informacion shtesë:
Statusi Ligjor & Operacional
Dokumentacion i plotë ligjor, me certifikatë të duhur pronësie
Jepet me qira si paketë e plotë: ndërtesë + tokë + biznes operativ + program rezervimi
Gati për marrje të menjëhershme, pa investime urgjente
Potencial i Lartë Zhvillimi!
Nëse jeni në kërkim të një prone për investim ose për të zgjeruar biznesin tuaj në fushën e hotel-turizmit, mos hezitoni të na kontaktoni dhe mund të organizojmë një vizitë sepse është një pronë që ka vlerë dhe mbi të gjitha ka dokumentacion të duhur të gatshëm hipotekor për t'u dhënë me qira afatgjatë për një periudhë minimale prej 3 vitesh ose më shumë për një vlerë prej 6500 euro në muaj ose 78,000 euro në vit.
Për më shumë informacion na kontaktoni!