Apartament 1+2 dhoma 77 m² 4 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 4-t banimi të një ndërtese me ashensor në zonën e Plazhit në Iliria, pranë Kompleksit Florida. Është i organizuar në një korridor të vogël, 1 dhomë ndenjeje e kombinuar me zonën e kuzhinës, 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe 1 ballkon me orientim Jug. Prona është rinovuar plotësisht duke përfshirë punimet e brendshme, mobilje të reja së bashku me pajisje të reja dhe është gati për banim të menjëhershëm. Zona ku ndodhet ndërtesa është një zonë banimi e preferuar pasi është pranë shumicës së faciliteteve për një jetë komode. Prona ka një sipërfaqe totale prej 85m2, nga të cilat 77.4m2 është hapësirë e brendshme e certifikuar në certifikatën e pronësisë, me dokumentacion të rregullt pronësie, gati për shitje! Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!