Apartament 249 m² 8 kati
Përshkrimi
Kjo pronë ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe një pamje fantastike nga deti. Prona ka një sipërfaqe totale prej 248.70 m2 + 360 m2 verandë. Është e ndarë në 2 (dy) hyrje. Njëri prej apartamenteve përbëhet nga 124.35 m2 ku kuzhina është e veçuar + 2 dhoma gjumi + dhomë ndenjeje + 1 banjo me dritë natyrale. (+ verandë 180 m2). Apartamenti tjetër përbëhet nga 124.35 m2 ku kuzhina është gjithashtu e veçuar + 2 dhoma gjumi + dhomë ndenjeje + 2 banjo me dritë natyrale. (+ verandë 180 m2). Kjo hyrje është aktualisht e dhënë me qira, qiramarrësit do të largohen në momentin e përgatitjes së dokumenteve. Veranda shtrihet në të gjitha anët dhe ka një pamje shumë të bukur nga deti. Vendndodhja vetëm 200 m nga bregdeti, në zonën e Ilirisë në lagjen 13 Plazh Durrës. Prona ka dokumentacion të rregullt hipotekor. Çmimi: 400,000 euro, i negociueshëm.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!