Apartament 44 m²
Përshkrimi
Duplex-i ndodhet në një nga rezidencat më të reja që po ndërtohet në qendër të Golemit. Duplex-i në katin 0 ka një sipërfaqe totale prej 52.81m2 dhe një sipërfaqe të brendshme prej 43.81m2, e organizuar në një korridor që shpërndan hapësirat në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 banjo, një verandë të gjerë në pjesën e poshtme, dhe në pjesën e sipërme, 1 dhomë gjumi. "ALB-SUN Residence" është rezidenca më e re që i shtohet Golemit, vetëm 300 metra nga deti, e pritur të përfundojë deri në verën e vitit 2028. Ajo do të përbëhet nga 4 kulla që do të lidhen; njëra nga kullat do të funksionojë si hotel i cili do të ketë gjithashtu një pishinë nën menaxhim. Në katin përdhes, do të ketë duplex-e, 6 kate banimi dhe 2 kate nëntokësore për parkim. Në këtë rezidencë, çmimet fillojnë nga 1300 euro/m2 dhe mënyra e pagesës ofrohet me këste si më poshtë:
30% në momentin e nënshkrimit të kontratës, çmimi 1300 euro/m2, dhe pjesa tjetër në varësi të punimeve të mbetura.
60% në momentin e nënshkrimit të kontratës, çmimi 1250 euro/m2, dhe pjesa tjetër në varësi të punimeve të mbetura.
90% në momentin e nënshkrimit të kontratës, çmimi 1200 euro/m2, dhe pjesa tjetër në varësi të punimeve të mbetura.
10% në momentin e dorëzimit të çelësave të apartamentit.
Për më shumë informacion ose për një vizitë të pronës, mos hezitoni të më kontaktoni!