Apartament 57 m² 2 kati
Përshkrimi
Kanë filluar shitjet në një nga rezidencat më të mëdha të ofruara në zonën e Golemit, Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit dhe Qerreti, Rezidenca "Oriental 2".
E vendosur 44 km larg Aeroportit "Nënë Tereza", 55 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, 10 km nga qendra e qytetit të Durrësit dhe vetëm 350 metra nga vija bregdetare e Golemit, Rezidenca Oriental 2 është një destinacion fantastik për të investuar në blerjen e një apartamenti pushimi ose një apartamenti banimi.
Ky kompleks është projektuar me 9 ndërtesa dhe 4 pishina në shërbim të banorëve, njëra prej të cilave do të jetë e mbyllur, duke e bërë investimin më të sigurt dhe unik për ju dhe familjen tuaj.
Me punime shumë cilësore, nga elementi më i vogël deri te më të mëdhenjtë.
Ky apartament ndodhet në katin e 2-të banimi, i organizuar me dhomë ndenjeje, 1 dhomë gjumi dhe 1 banjo. Ka 57.4 m2 hapësirë të brendshme dhe 64.5 m2 sipërfaqe totale.
Apartamentet do të dorëzohen të përfunduara brenda një periudhe prej 2 vitesh.
Pagesa me këste është e mundur.
Për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër në Rezidencë, më kontaktoni!