Shtëpi 196 m²

1 (1 Sot) 3 orë më parë № 15142
Tirana
270 000 €
~ 24,498,738 ALL
Çmimi:
270 000 €
~ 24,498,738 ALL
Çmimi për m2:
1 377.55 €
~ 124,944 ALL
Informacion i përgjithshëm
Sipërfaqja totale m²:
196

Përshkrimi

Vila ndodhet në zonën pranë Qendrës së Golemit, pjesë e një projekti me 3 vila identike me oborr, garazh dhe tarraca të personalizuara. Është e organizuar në 3 kate ndërtimi dhe një tarracë mbi katin e tretë që mund të shfrytëzohet, ku kati përdhe është i destinuar për një dhomë pritjeje për miqtë ose një studio pune, 1 dhomë lavanderi dhe një garazh të jashtëm. Kati i dytë është i organizuar në 1 dhomë ndenjeje së bashku me kuzhinën, 1 banjë dhe 1 ballkon. Kati i tretë ka 3 dhoma gjumi, 1 banjë, 1 gardërobë, 1 ballkon dhe shkallë të brendshme që lidhen me tarracën e shfrytëzueshme e cila mund të përdoret për xhakuzi, pishinë ose zonë relaksi sipas dëshirës. Prona ka një sipërfaqe ndërtimi prej 196m2, garazh 35.9m2, tarraca (veranda) 71.8m2 dhe 110m2 hapësirë e lirë e shfrytëzueshme e oborrit. Ndërtimi do të kryhet me cilësi, duke respektuar të gjitha normat dhe standardet më të larta për të ofruar një nivel të lartë jetese dhe komoditeti si për banim ashtu edhe për investim. Afati i përfundimit është 1.5 vjet, që korrespondon me tremujorin e parë të 2027. Në fazën aktuale, ekziston mundësia për të bërë ndryshime në projekt në lidhje me organizimin e brendshëm pa ndikuar ose ndryshuar fasadën e jashtme. Për më tepër, ofrohet mundësia e pagesës me këste si më poshtë: 20% në nënshkrimin e kontratës, 30% pas 6 muajsh, 30% pas 1 viti dhe 20% në momentin e dorëzimit të çelësave. Ekziston gjithashtu mundësia e mobilimit sipas dëshirave me një kosto shtesë. Për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër të pronës, mos hezitoni të na kontaktoni!

Njoftim të ngjashme