Vilë 113 m²
Përshkrimi
Vila ndodhet në zonën e Arapajt, shumë pranë Rrugës së Unazës. Ajo përbëhet nga 3 kate + papafingo, ku aktualisht 2 kate janë të mobiluara.
Kati përdhe - 113 m2
Kati i parë - 125 m2
Kati i dytë - 130 m2
Papafingo - 60 m2
Sipërfaqja e tokës - 420 m2.
Vila ka gjithsej 3 apartamente, 2+1 dhe 1 papafingo, të cilat përfshijnë 4 dhoma ndenjeje të kombinuara me kënde kuzhine, 7 dhoma gjumi, 4 banjo me dritare dhe ballkone të bollshme në 3 kate. Ajo gjithashtu ka hapësirë parkimi për makina dhe një parcelë për kultivimin e perimeve të ndryshme ose mbjelljen e një shumëllojshmërie pemësh. Ka dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!