Apartament 3 dhoma 1 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 1-rë të një ndërtese 4-katëshe në zonën e Plazhit, Durrës. Ai përbëhet nga një dhomë ndenjeje e kombinuar me kuzhinën, dy dhoma gjumi, një banjë dhe një ballkon. Apartamenti është i mobiluar dhe i pajisur me të gjitha komoditetet e nevojshme për një qëndrim të rehatshëm dhe të përshtatshëm. Vendndodhja e tij shumë pranë detit i shton vlerë shtesë kësaj prone. Apartamenti është i disponueshëm për qira afatgjatë me një çmim prej 450 euro në muaj/neto.
Për informacion shtesë ose për të organizuar një vizitë të pronës, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni!