Apartament 58 m² 7 kati
Përshkrimi
Apartamenti ndodhet në katin e 7-të të një ndërtese të re me ashensor në zonën Ilira Beach me pamje të lehtë nga deti. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 65 m2 dhe 57.62 m2 hapësirë të brendshme, e cila është e organizuar në një dhomë ndenjeje + kuzhinë, 1 dhomë gjumi, 1 banjo me dritare dhe 1 ballkon. Apartamenti ndodhet në një zonë që ofron të gjitha facilitetet për një jetesë të rehatshme dhe të përshtatshme. Prona ka dokumentacion të duhur hipotekor dhe është gati për shitje.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë në pronë, kontaktoni me ne!